Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi sot serish kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe për të dalë nga burgu. Trupa gjykuese e GJKKO-së ka vendosur që të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për të tretën herë
Tushe, kërkoi masë më të butë me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa në seancat e shkuara u shpreh: Nuk jam i rrezikshëm, dhe jam i gatshëm që të ofroj garanci pasurore për lirimin tim. Kam probleme kardiake, gur në tëmth dhe vuaj nga mushkëritë. Kërkoj lirinë pasi jam intolerant dhe alergjik edhe ndaj ushqimeve.
Tushe u arrestua nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që kërkesë për një masë më të butë kanë bërë dhe vartësit e tij në Bashkinë e Lushnjes. Ish-kryebashkiaku, u shkarkua të nesërmen e arrestimit, me firmë të kryeministrit Edi Rama.a.b











