Ish kreu i PD, Sali Berisha njoftoi sot se të premten do të mbahet takimi i Foltores së Shkodrës.
Ky është takimi i dytë brenda javës pas atij të Durrësit. Duket se skema e Berishës është mbajtja e 12 foltoreve. Kjo është foltorja e pestë. Pas tri javësh ai do të mbyllë ciklin e takimeve dhe do të thirret Kuvendi Kombëtar. Prej tri ditësh ka nisur masivisht firmosja e formularëve për thirrjen e Kuvendit.
Njoftim:
Neser, diten e premte me daten 1 tetor ne ora 18:00 ne sallen e Kinema Milenium te qytetit te Shkodres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Shkodres te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb












