Sot rreth orës 15:30 në fshatin Gosë në Kavajë, elektricistin Sadi Qahajaji rreth 61 vjeç e ka zënë korrenti në kabinen elektrike.
Më pas elektricistin e kanë dërguar në Spitalin e Durrësit për ndihmën e shpejtë. Por nuk ia ka dalë të shpëtojë.
Kavajë/Informacion paraprak:
Më datë 30.09.2021, rreth orës 16:15, në fshatin Gosë, Rrogozhinë, dyshohet se duke punuar është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën elektriçisti shtetasi S. Q., 62 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
a.b











