Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
“Përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE, Miroslav Lajčák. Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajmimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit”.
Sipas Bashës, tashmë duhet te shkohet drejt nje zgjidhje te perhershme “për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”.
“Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Basha. a.b












