Presidenti i vendit Ilir Meta i akordoi sot Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha,“Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, njofton Presidenca.
Hoxha u vleresua me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”
Kreu i Shtetit zhvilloi sot homazhe në Pallatin e Kongreseve, në nder të policit, Saimir Hoxha.
Nënkomisari u vra një ditë më parë nga një 21-vjeçar, i cili qëlloi me armë gjatë një operacioni policor për kultivimin e kanabisit.
I riu, Aldi Rama pas ngjarjes u shpall në kërkim, por pas disa orësh kontrolle të policisë dhe RENEA-s ai u vetëplagos me armë zjarri dhe mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spitalin e Traumës. a.b












