Qeveria miratoi një paketë ndihme financiare për familjen e punonjësit të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha që ra në krye të detyrës një ditë më parë.
Deklarata e ministrit Çuçi:
Dje humbi jetën në mënyrë tragjike në krye të detyrës Nënkomisari Saimir Hoxha. Sot ne morëm vendimin për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të nënkomisar Saimir Hoxhës dhe njëkohësisht qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve, dhe me marrjen e titullit “Dëshmor i Atdheut”, kur të hyjë në fuqi ligji i ri që ne miratuam në mbledhjen e parë të kësaj qeverie, familjarët dhe posaçërisht fëmijët, do të trajtohen si fëmijë në përkujdesje të Republikës. Kjo do të thotë, se fëmijët e “Dëshmorit të Atdheut” do të marrin një trajtim deri në moshën 18 vjeç, e nëse vijojnë shkollën e lartë, deri në 25 vjeç, dy djemtë do të marrin një pagë prej 170 % të pagës që ka patur Nënkomisar Saimir Hoxha. Jo vetëm kaq, por do të marrin trajtim falas shëndetësor falas dhe gjithë përfitimet që vijnë nga si rezultat i statusit “Dëshmori i Atdheut”, të babit të tyre.
Sigurisht familjarëve, por veçanërisht 2 fëmijëve do t’u mungojë babai i tyre, por në asnjë moment gjatë gjithë jetës së tyre, nuk do t’u mungojë përkujdesja e shtetit dhe shoqërisë, për të cilën Saimir Hoxha dha jetën. a.b












