Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizilisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.).
Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasve F. S. dhe G. S.











