Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mësohet se në mbledhjen e grupit parlamentar u ka kërkuar deputetëve që të marrin informacion pranë prokurorive për ecurinë e hetimeve për masakrën zgjedhore të 25 prillit.
Këshillat e Bashës:
Bëhuni zëri i problemeve të qytetarëve. Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e tyre. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve
Merrni informacion pranë prokurorive për ecurinë e hetimeve për masakrën zgjedhore të 25 prillit. Duhet bërë transparencë e procesit hetimor që po zvarritet me urdhra politik dhe ndjekur në çdo hallkë të gjyqësorit dhe jo vetëm. S’mund të pretendohet për drejtesi të pavarur përsa kohë nuk ndëshkon dhunuesit e procesit zgjedhor.a.b












