Prokurorët e SPAK-ut besohet se kanë nisur sot një hetim për tokat e bregdetit të Vlorës ndërsa një grup hetuesish po kërkon nga mëngjesi dokumenta në Hipotekën e Vlorës.
Bëhet fjalë për dosje të zonave bregdetare për llogari të hetimeve që janë në proces.
Mësohet se lëvizja e SPAK-ut vjen në një kohë kur Klodian Troci lë detyrën dhe emërohet në vend të tij Reinard Meta.
Dhjetëra drejtorë janë larguar nga Hipoteka e Vlorës përgjatë viteve të fundit. Dorëheqjet dyshohet se lidhen me çështje pronësie në bregdetin e Jugut. a.b











