Gjykata e Posaçme e Apelit ka kthyer sot për hetim çështjen që lidhet me shpërthimin e Gërdecit. Pak kohë më parë Gjykata e Shkallës së Patë e pushoi çështjen që ishte inicuar nga SPAK dhe familjarë të viktimave që ndodhën nga shpërthimi në Gerdec në maj të vitit 2008, ku humbën jetën 26 persona.
Njoftimi i Gjykatës së Apelit:
Sot më datë 24.09.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm dhe të trashëgimtarëve të viktimës E.D., u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi, për çështjen penale nr. 212 akti, datë 03.09.2021 regjistrimi, ku Gjykata vendosi, të ndryshojë vendimin nr. 60, datë 27.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm dhe revokoi vendimin e pushimit nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke i kthyer aktet Prokurorit të Posaçëm për të proceduar.












