• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Komiteti Teknik i Ekspertëve, detyrim çertifikata e vaksinimit ose test i përjavshëm për arsimtarë e studentë

droni by droni
22 September, 2021
in Kronika, Kryesore
0
Komiteti teknik i Pandemisë, ja masat që u lanë në fuqi në Shqipëri
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

22 Shtator, Tiranë- Nisur nga situata epidemiologjike në vend, Komiteti Teknik i Eksperteve ka vendosur të lërë në fuqi masat aktuale, duke nënvizuar rëndësinë e vaksinimit, sidomos në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

“Shumë i rëndësishëm është momenti i vaksinimit të personelit arsimor. Kemi thënë që personeli arsimor do të jetë i vaksinuar deri ditën që do të fillojë mësimi. Për këtë punë është lënë edhe vaksinimi i hapur. Nëse do të ketë arsimtarë ose personel tjetër arsimor që nuk është vaksinuar, atëherë atyre do t’u duhet që të provojnë faktin që nuk janë të infektuar, nëpërmjet dokumentit të PCR të negativizuar, e cila do t’u kërkohet që të jetë e paraqitur çdo javë. Përsa i përket vaksinimit të personelit mjekësor, të studentëve do të vazhdojë të jetë vaksinimi i hapur. Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që akoma nuk e kanë bërë, të rendin shpejt drejt qendrave të vaksinimit vetëm me kartën e tyre të identitetit dhe ta bëjnë vaksinën menjëherë”, u shpreh kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve prof. Mira Rakacolli.
Duke folur për ecurinë e vaksinimit antiCovid, shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino deklaroi se ka një rritje të mbulesës vaksinale, duke theksuar se nuk ka humbje të vaksinës.
“Gjatë kësaj jave ka pasur një rritje të vaksinimit në lidhje me dozat e dyta. Ka pasur edhe një përmirësim në mbulesën vaksinale të rretheve të ndryshme, të bashkive të ndryshme. Dua të përmend këtu një bashki të madhe që është bashkia e Durrësit, e cila ka dalë nga ajo që ne i themi zona e kuqe që është mbulesa më e ulët dhe ka dalë në një zonë tjetër. Përsa i përket bashkisë që ka mbulesën vaksinale më të mirë me një dozë tek 80%, me dy doza 68 % është bashkia e Gjirokastrës, e pasuar nga bashkia e Delvinës. Në veri kemi dy bashki të cilat kanë një mbulesë vaksinale mjaft të mirë, që është bashkia e Mirditës edhe bashkia e Pukës. Por kësaj radhe përveç Durrësit, në veri kemi edhe një përmirësim të mbulesës vaksinale dhe në bashkinë e Tropojës dhe në bashkinë e Kukësit. Çdo vaksinë është përdorur konform të gjitha rregullave dhe dozazhit që përdoret nga vaksina që rekomandohet. Ne nuk kemi humbje të vaksinës. Vazhdojmë të punojmë me humbje zero të vaksinës”, tha Bino.
Prof. Dhimitër Kraja u shpreh se 95% e rasteve të shtruara në spitalet COVID janë të pavaksinuar.
“Në spitalin Covid 1 dhe Covid 3 aktualisht janë 230 të sëmurë me Covid-19 të hospilalizuar në 9 njësi të disponueshme të tij. Kapaciteti është ende i pranueshëm. Ndër moshat e të sëmurëve janë shumë të larmishme, nga 19 vjeç deri në 89 vjeç, por mbizotëron grupmosha 50-65 vjeçare. Në këtë fazë ka shumë raste të grave shtatëzana që vijnë me Covid, një pjesë e të cilave janë dhe me forma serioze. Dua të vë në dukje se rreth 95% e rasteve janë pa pavaksinuar. Edhe ndër ata që janë të vaksinuar, pjesa dërrmuese janë me një dozë”, u shpreh prof. Kraja.
Prof. Gjerogjina Kuli, shefe e Pediatrisë Infektive u shpreh se, sa i takon fëmijëve të shtruar, situata është e qëndrueshme.
“Në këtë valë të re të COVID-it, kemi një rritje të ritmit të shtrimeve të fëmijëve me forma të mesme dhe të moderuara, por fatmirësisht situata klinike është nën kontroll, fëmijët reanimohen brenda disa ditëve na kanë dhënë mundësi që të mos tejkalojmë kapacitetet spitalore. Deri tani ka pasur 360 fëmijë të hospitalizuar që na fillimi Pandemisë të cilët kanë rezultuar me komplikacione të ndryshme, por që kanë dalë të shëruar. Fatmirësisht shifrat e fatalitetit mbeten po ato që kemi dhënë vitin e kaluar dhe nuk kemi asnjë rast deri tani me komplikacione të rëndësishme postCOVID”, tha Kuli.
Në prezantimin e situatës epidemilogjike, prof.Albana Fico tha se situate mbetet e qëndrushme, duke bërë me dije se rastet e e reja ditore për javën e 38 kanë pësuar ulje mesatarisht në 847 nga 861. Totali i rasteve aktive ka pësuar një rritje 12,745 nga 12,700 që i korrespondon një incidence, 458 për 100 mijë banorë. Sa i takon thirrjeve për ndihmë drejt numrit 127, drejtori i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj tha se ka pasur një ulje të tyre në ditët e fundit.
Masat në fuqi për kontrollin e situatës së epidemisë në vend mbeten si vijon:
Kufizimi i qarkullimit dhe aktivitetit të bareve dhe restoranteve është nga ora 23:00-06:00.
Qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë njërin nga këto tre kushte:
– Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
– Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
– Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave. Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar dhe siç po reflektohet ky ndryshim edhe në protokollin e funksionimit normal të aeroporteve.
Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik. Në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat e rekomanduara do të zbatohen penalitetet, siç është ai individual kur qytetari nuk ka përdorur maskën në ambientet e rekomanduara në masën e gjobës 3 mijë lekë nëse është për herë të parë dhe në rast përsëritje në masën 5 miië lekë. Në rast kur bizneset nuk zbatojnë protokollet e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik, masa e penalitetit shkon nga 100,000-700,000 lekë, në varësi të masës e cila nuk është zbatuar. a.b

Previous Post

ELBASAN/ Fugoni i burgut me Sokol Sanxhaktarin, godet karrocën me kalë

Next Post

Berisha reagon ndaj Bashës: Kuvendi do mblidhet!

droni

droni

Next Post
“Ministri në hije i republikanëve me doli në mbrojtje”. Nuk ka më proamerikan se ata që besojnë tek vota e lirë

Berisha reagon ndaj Bashës: Kuvendi do mblidhet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.