Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Dritan Gina për shkak se ka gjetur probleme tek pasuria e tij.
Seanca e KPK është zhvilluar pa praninë e tij, ndërsa ky i fundit ka tentuar që të hyjë me forcë në mbledhje. Oficerët e gardës të cilët kanë ndaluar hyrjen e Ginas në sallën e KPK.
Vettingu ka shkarkuar Dritan Ginan pas 8 seancave në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Më herët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar edhe gruan e Dritan Ginës, Rovena Gashin. a.b











