Ish kryeministri Sali Berisha gjatë takimit në Fier e quajti kryetarin e PD, Lulzim Basha, Peng Basha.
I pyetur në lidhje me Bashën, Berisha tha se Peng Basha të kthehet andej nga erdhi, uroj të dorëzojë edhe mandatin.
“Atyre që jnaë këëtu dhe që kanë mbeshtetur Lulzim bashën dhe nuk e duan Berishën ju them një fjalë, më shumë se të gjithë ju, Lulzim Bashën e ka mbështetur Sali Berisha. Ne kemi mbështetur kryetarin e PD-së. Asnjërit nuk i shkonte ndërmend që kryetari është i marrë peng. Ju jap fjalën e nderit, unë e kam këtë lëvizje kryekëput për PD-në, anëtarësinë e PD-së. Kemi një fjalë të urtë që thotë “Më mirë qiri i fikur se qiri i flliqur’. Nuk kam dashur të implikoj njeri në tokë përvecc vetes time. E vendosa ta ccoj në gjykatë për shpifje sekretarin e shtetit”, tha Berisha.
Në vijim Berisha iu drejtua deputetëve të PD duke kërkuar prej tyre të mos votojnë një bashkëpunim me Edi Ramën.
Në vijim Berisha tha: Forumet do mblidhen. Lëri ato. Do vendosë që ccdo kryetar që i lejon vetes të marrë vednime që janë të forumeve, është i shkarkuar dhe funksioni i kalon nën-kryetarit apo Sekretarit të Përgjithshëm. Kjo është demokracia. Do sanksionohet në statut. Merre vendimin, por nuk je më. Do thërrasim referendumin.
a.b












