Ka reaguar Kryeministri Edi Rama në lidhje me tensionet e krijuara prej dje në veri të Kosovës pas nisjes së zbatimit të reciprocitetit për targat nga qeveria e Kosovës.
”Kosova e ngre problemin me plot të drejtë.Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, thuhet në postimin e Ramës në twitter. m.k











