Policia e Kavajës procedoi një ditë më parë një adoleshent 18 vjeçar me akuzën e përhapjes së panikut.
“Më datë 19.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç, pasi në Golem, u kap në flagrancë duke bërë thirrje me autoparlant ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. a.b












