Zbardhet ngjarja në Qafë Kashar të enjten e shkuar ku një person u plagos. Detaje të rëndësishme të fshehura nga policia janë zbardhur nga një person qe ka qënë në vendngjarje ndërsa policia ka fshehur detaje që lidhen me pengmarrje dhe rrahje.
Ish kryeministri Berisha ka publikuar të dhëna rreth këtij sulmi dramatik nga familjarë të kryetarit lokal të PS.
Mesazhi i Berishës:
E rremben banda dhe e keqtrajton!
Narkopolicia eshte me banden!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje Zoti Berisha, fillimisht dua t’uroj shendet dhe lumturi ne familje. Une qe po ju shkruaj jam nje qytetar i shqetesuar dhe demtuar diten e enjte rreth ores 23:30 ne qafe kashar rruges rinasit disa persona midis tyre nje punonjes i gardes se republikes Z.Adriatik Cena djali i Kryetarit te PS dhe njekohesisht punonjes i Ikmt Bashkia Vore Z.Ismail Cena bashke me nje person tjeter i quajtur Luan Lama i denuar me pare per grabitje dhe mashtrim na kane nderprere rrugen duke qelluar me arme duke plagosur dy shoket e mi ku aktualisht njeri ndodhet ne spitalin ushtarak ne gjendje jo te mire. Policia e shtetit ka informacion te plote per keto dy persona por asgje nuk eshte thene ne media per personat ne fjale. E kam fjalen per forcat renea qe rrethuan zonen naten e enjte sepse policia e Vores nuk futet dot pershkak te postoblloqeve private qe personat ne fjale ngrene ne hyrje te fshatit duke ushtruar presione dhe dhune psikologjike e fizike ndaj personave qe hyjne ne fshat. Ju lutem postojeni sepse asnje person tjeter nuk e ngre kete shqetesim tonin pasi policia dhe krimi jane bere nje e pandare. a.b











