Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë nesër foltoren e dytë.
Ai ka postuar një video-mesazh si thirrje për të gjithë fierakët që të jenë të pranishëm në takimin e së martës së Foltores.
“Mirëmëngjes miq, ju përshëndes përzemërsisht sot me këtë video! Një përshëndetje nga të gjithë ne për demokratet, demokratët dhe qytetarët e Fierit,” shkruan Berisha.
Ditën e martë më datën 21 shtator 2021 do të mbahet në Fier ora 18:00 tek Albanian University (UFO): “Foltorja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Fierit të marrin pjesë! Vetëm të bashkuar fitojmë! Sb”, shkruan Berisha. a.b












