Kryeministri Edi Rama ka përsëritur kushtin e vaksinimit për studentët dhe pedagogët para fillimit të vitit akademik.
Ai ka shpërndarë disa foto ku shihen studentë duke u vaksinuar, ndërsa thekson se vaksinimi ka filluar në çdo universitet.
Kreu i qeverisë shton se tashmë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë.












