6 persona mbetën të plagosur gjatë një aksidenti që ndodhi sot në mëngjes në Mat.
”Reth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës”, deklarpn policia.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. a.b











