Fëllënxa Rrasa, gruaja që u vra sot në Divjakë nga i shoqi ishte e pajisur me një urdhër mbrojtjeje.
45-vjeçarja ishte dhunuar dhe më herët nga Hekuran Rrasa, me të cilin ishte martuar dhe kishte dhe një djalë, Leonardin.
Fëllënxa Rrasa ishte drejtuar dy vjet më parë në dyert e komisariatit dhe kishte denoncuar të shoqin për dhunë. Ajo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por sërish kishte vijuar të jetonte me 58-vjeçarin.
Fqinjët dhe të afërmit e çiftit treguan se Hekuran Rrasa nuk ushtronte dhunë mbi të shoqen, por krismat e sotme erdhën pas një sherri për shkaqe ekonomie. Ata u shprehën për mediat se kohët e fundit dyshja debatonin shpesh, duke sjellë dhe krimin fatal të kësaj nate, Hekuran Rrasa ekzekutoi të shoqen dhe më pas qëlloi edhe veten për vdekje. m.k











