Kryeministri Edi rama futi në sallë Plácido Domingo dhe Ermonela Jaho në një prej koncerteve më të rralla që ylli i Operas botërore Domingo mbajti në Shqipëri.

Në fakt ky koncert është pjesë e një serie koncertesh në disa vende. Por vetëm në Tiranë, Domingo futte në sallë për tu ndjekur vetëm nga një grup i ngushtë njerëzish ndërkohë që në vende të tjera koncertet janë mbajtur në sheshe të hapura ku mijëra qytetarë i janë bashkuar zërit të jashtëzakonshmë të Operas.

Një i tillë u mbajt para pak ditësh në Sofie të Bullgarisë me Plácido Domingo dhe Sonya Yoncheva por kryeministri i atij vendi e bëri koncertin në sheshin kryesor të Sofies.

Pamje nga koncerti i Domingos ne Sofie
Për këtë ka reaguar edhe ish Presidenti Bujar Nishani duke theksuar se interesi i Ramës nuk janë qytetarët por propaganda.
Postimi i Nishanit:
Koncerti i organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit me pjesmarrjen e Plácido Domingo dhe Ermonela Jaho, ishte një rast i shkëlqyer për shqiptarët jo vetëm për të shijuar klasin e lartë të muzikës dhe artit por për një nevojë për rivitalizimin e psikologjisë së rënduar e traumatizuar nga izolimi, paniku dhe dhimbjet e shkaktuara nga pandemia e izolimi për më shumë se një vit !
Një vlerësim e mirënjohje e madhe për artistët e kalibrit botëror Plácido Domingo dhe Ermonela Jaho, është i merituar, që ata ishin në Tiranë e bashkë me artistët e tjerë shqiptarë patën angazhimin për të përcjellë art, muzikë, kulturë, emancipim, ripërtëritje për qytetarët shqiptarë !
Por Edi Rama që fatkeqësisht mban fatet e shqiptarëve në dorën e tij, nuk ja ndjen, nuk kupton, nuk reagon e as ka merak hallin e shqiptarëve dhe as e lidh fare asgjë me dimensionin e shtetarit !
Pse e them këtë ?
I njëjti event kulturor u organizua përpara pak ditësh dhe në Sofie/Bullgari !
Plácido Domingo sëbashku me sopranon e madhe bullgare Sonya Yoncheva organizuan po ashtu një koncert të ngjashëm me atë që do të organizohej në Tiranë.
Por në Bullgari, Kryeministri i atij vendi nuk i “futi turinjtë” edhe tek arti e muzika për qytetarët.
Në Sofie, koncerti madhështor u organizua në një prej shesheve kryesore të kryeqytetit ku hapësira, aksesi, muzika, arti ishin në dispozicion të gëzimit prej qytetarëve e jo skenarëve politik të qeveritarëve.
Në Sofie, ndryshe nga sa në Tiranë, arti dhe kultura, muzika dhe e bukura ju ofrua qytetarëve, në sheshet dhe ekranet e qytetarëve atje !
Në Tiranë, Edi Rama me diabolizmin e vet, e përdhos edhe klasin më të lartë të artit botëror, veç për të shitur imazhin e ca karrigeve të reja që ka blerë e vendosur në një sallë Teatri !
Imagjinoni tani !











