Një këmbesor përfundoi në spital pasi dy makina u përplasën në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.09.2021, rreth orës 22:50, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin E. B, me mjetin me drejtues shtetasin E. Sh. Si pasojë është dëmtuar një këmbësor ende i paidentifikuar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. a.b











