3 policë u plagosën sot në aksin Milot Morinë pasi makina e tyre u përplas nga një tjetër me timon amglez.
”Rreth orës 20:10, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.A., 35 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të DVP Kukës, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës”, njofton policia e Mirditës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.a.b












