Vetëm 23.3% e qytetarëve e shohin të mirë gjendjen ekonomike të familjeve të tyre, sipas gjetjeve të barometrit të Euronews Albania.
Ndër ta ata që u përgjigjën shumë mirë përbënë vetëm 1.1% të pjesëmarrësve në anketë, ndërsa 22.2% të tjerë e shohin situatën si disi të mirë.
Vlerësimi pozitiv i parë nga ngjyra e votës në zgjedhjet e fundit parlamentare në vend, zbuloi se votuesit e Partisë Socialiste ishin më optimistët pasi përbënë 38.3% të përgjigjeve shumë mirë dhe mirë.
Votuesit opozitarë ishin më pak të kënaqurit me 8.8% të përgjigjeve positive, ndërsa 14.7% e të tjerëve ishin neturalë, raporton euronews Albania.
Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021.
Të pyetur për situatën e përgjithshme ekonomike të vendit, 48.3% thanë se e shohin atë si të keqe, ndërsa vetëm 15.6% e vlerësuan mirë.
Këndvështrim negativ për financat familjare patën 33% e qytetarëve.












