Fizioterapisti i Kombëtares Shqiptare, Ylli Mihali ndërroi jetë disa ditë pas infektimit me COVID-19.
Ai ishte prej dy javësh i intubuar në spitalin Infektiv, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.
Virusi i rrezikshëm i mori jetën 55-vjeçarit, mëngjesin e 13 shtatorit, disa ditë pasi luftoi për ta mposhtur sëmundjen e shkaktuar prej Covid-19. Mihali kishte afro 30 vjet që ishte fizioterapist i Kombëtares.
Ndërkaq përmes një postimi në Facebook, Meta i shpreh ngushëllime familjes të së ndjerit.
Postimi i Ilir Metës:
Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të fizioterapistit Ylli Mihali, kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar. Ngushëllime familjes, miqve dhe kuqezinjve, të cilëve u shërbeu me dashuri dhe përkushtim!
Ylli Mihali ndërroi jetë ditën e sotme për shkak të koronavirusit. Ai ka qenë i shtruar në spitalin infektiv prej disa ditësh ku ndodhej në intubim.
Fatkeqësisht, koronavirusi i ka marrë jetën fizioterapistit të kombëtares, pavarësisht se ai i kishte marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer. Më herët ka reaguar dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka duke i shprehur ngushëllime familjes. a.b











