• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çfarë është kjo vaksinë e panjohur, u bënë 50 mijë doza në Shqipëri

droni by droni
11 September, 2021
in Kronika, Kryesore
0
Çfarë është kjo vaksinë e panjohur, u bënë 50 mijë doza në Shqipëri
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Shpataj
50 mijë doza të vaksinës me emrin “Covishield” janë dorëzuar në Shqipëri, sipas konfirmimit nga një përfaqësi e huaj në Tiranë dhe përgjigjes zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo vaksinë rezulton se është prodhim dhe po përdoret në Indi dhe në vendet e Afrikës, por nuk është autorizuar nga EMA dhe FDA, edhe pse pretendohet se është një variant i ngjashëm i vaksinës AstraZeneca.

Ministria e Shëndetësisë ktheu më në fund përgjigje zyrtare për numrin e vaksinave (sipas kompanive prodhuese), të mbërritura në Shqipëri që nga nisja e procesit të vaksinimit.

Kërkesa për informacion i ishte dërguar këtij institucioni në kuadër të një shkrimi ku Faktoje raportoi se qeveria zbardhi më në fund kontratën për blerjen e kontigjentit të vaksinës Coronavac dhe atë Sputnik V, duke lënë ende pa transparencë blerjen e vaksinave Pfizer BionTech. Ndaj Faktoje kishte kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë numrin e dozave të vaksinave të mbërritura, të ndara sipas kompanive prodhuese.

Ministria e Shëndetësisë, në përgjigjen e kthyer në 7 shtator konfirmon se nga nisja e vaksinimit deri në atë datë, kanë ardhur 1.950.540 doza vaksinë.

Nga kontigjenti total prej 1.950.540 dozash vaksine anticovid, 1 milionë janë Coronavac, prodhim që deri më sot nuk është autorizuar nga instutucionet kompetente si EMA dhe FDA.

Më pas vijnë:

540.540 doza Pfizer

300.000 doza Astra Zenneca

60.000 doza Sputnik V

50.000 doza Covishield

Në përgjigjen zyrtare na tërhoqi vëmendjen raportimi mbi vaksinën me emërtimin Covishield, i papublikuar më parë nga autoritetet zyrtare. 50.000 dozat e vaksinës Covishield rezultojnë të kenë ardhur pas një marrëveshjeje me Indinë, informacion që Faktoje e siguroi nga kërkimi se cilat shtete njohin vaksinat e injektuara në Shqipëri.

Sipas përgjigjes së një përfaqësie të huaj në Tiranë, rezulton se Shqipëria ka bërë një marrëveshje dypalëshe me Indinë për 50.000 doza të vaksinës Covishield, të cilat janë dorëzuar tashmë në formën e donacionit.

“Nëse shkoni në Panelin e Tregut të UNICEF Covid-19 dhe klikoni në skedën e dërgesave, do të shihni që Shqipëria ka marrë gjithsej 143.400 doza vaksinë (Astra Zenneca) përmes Covax. Nëse kontrolloni kutinë e Donacioneve të Vaksinave në anën e majtë do të shihni që India ka bërë një marrëveshje dypalëshe me Shqipërinë për 50.000 doza Covishield të cilat janë dorëzuar.”

Nga kërkimet e Faktoje rezulton që ky të jetë varianti indian i vaksinës AstraZeneca, por me emërtimin “Covishield”.

Kjo lloj vaksine, sipas një dokumenti të Open Data, aplikohet në Indi dhe në vende të Afrikës, por deri më tani nuk është miratuar nga EMA apo FDA. Sipas informacioneve të Open Data vaksina Serum Institute of India-Covishield shënon vetëm 1 eksperiment në 2 vende të ndryshme dhe është miratuar nga 17 vende.

Nga kërkimet në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk rezulton asnjë raportim mbi llojin e vaksinës Covishield, gjë që ngre sërish pikëpyetje mbi transparencën se kujt po i injektohet kjo vaksinë. Për këtë arsye, ne iu drejtuam sërish Ministrisë së Shëndetësisë dhe jemi në pritje të përgjigjeve zyrtare.

Faktoje kontrolloi dhe në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë nëse ka ndonjë raportim mbi ardhjen e vaksinës me emërtimin Covishield dhe në cilat kategori u është injektuar, por deri më sot nuk rezulton ndonjë informacion për këtë. Faktoje.al

Previous Post

Humb jetën tragjikisht 27 vjeçari në Tiranë, punonte në një lokal

Next Post

130 milion euro tendera të parafiksuar”, denoncimi i PD, Helidon Bushati: Skema e korrupsionit të Ramës e Ballukut me 7 tendera në Unazën e Tiranës

droni

droni

Next Post
130 milion euro tendera të parafiksuar”, denoncimi i PD, Helidon Bushati: Skema e korrupsionit të Ramës e Ballukut me 7 tendera në Unazën e Tiranës

130 milion euro tendera të parafiksuar", denoncimi i PD, Helidon Bushati: Skema e korrupsionit të Ramës e Ballukut me 7 tendera në Unazën e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.