Një i ri humbi jetën sot ndërsa punonte në një lokal. Ai ra në kontakt me korentin.
”Rreth orës 12:45, në Rrugën e Elbasanit, dyshohet se duke punuar në një lokal ka rënë kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën në spital shtetasi G. B., 27 vjeç”, njofton policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. a.b











