Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur deputetët e grupit parlamentar të PD- së pas përfundimit të seancës së parë parlamentare.
Ai ka kërkuar demokratëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe të kenë mendime të unifikuara lidhur me mos-votimin e kandiaturës së Lindita Nikollës në krye të Kuvendit.
Katër vjet më parë dy deputetë të PD votuan Gramoz Rucin si kryetar parlamenti, njëri prej të cilëve është ndërkohë sërish deputet i PD.
Nuk shkuan në mbledhjen e partisë Demokratike, deputetët Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Edi Paloka të cilët siç duket janë rreshtuar në krah të ish kryeministrit Sali Berisha. a.b











