• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Brenda në sallë ndodhet pakica dhunuese

droni by droni
10 September, 2021
in Politika
0
Basha: Brenda në sallë ndodhet pakica dhunuese
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD Lulzim Basha mbajti një deklaratë për medias pas largimit nga Parlamenti. Më poshtë fjala e plotë e tij.

Deklarata e Bashës paa daljes nga Parlamenti:

Lulzim Basha: Brenda në sallë ndodhet sot pakica që ka dhunuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Brenda në sallë ndodhen sot njerëzit që kanë minuar demokracinë shqiptare duke nisur nga Edi Rama, shkatërruesi i zgjedhjeve, i institucioneve të pavarura, i rendit kushtetues dhe i reformës në drejtësi që duhet të ishte para drejtësisë. Para drejtësisë duhet të ishin bashkë me të, monstrat e korrupsionit që e kanë bërë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Ballkanit sipas raporteve të Departamentit të Shtetit, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, që të dy të kapur në flagrancë në manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2016 dhe në manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Po kështu para drejtësisë dhe jo në këtë sallë duihet të ishte Taulant Balla, kryeshefi i bandave të Elbasanit, njeriu që e di gjithë bota mbarë, përfshirë dhe partnerët tanë e dinë se figuron në listën e zezë të Interpolit si një nga pikat kyçe të pastrimit të parave dhe të trafikut të drogës. Duhet të ishin para drejtësisë dhe jo në këtë sallë autorët famëkeq të dosjes 339, përfaqësuesit e bandave të Shijakut dhe të Durrësit dhe të Fushë Krujës, Rahman Rraja, Ilir Ndraxhi dhe Jurgis Çyrbja. Jashtë kësaj salle duhet të ishin dhe tre bedelët e Tom Doshit dhe dy bedelët e Aqif Rakipit, pjellë e paligjshmërisë dhe e PPP private të Edi Ramës me këta dy individ famëkeq të botës së krimit. Jashtë kësaj salle dhe para drejtësisë duhet të ishin po kështu të gjithë ata që kanë grabitur djersën e shqiptarëve, bukën e fëmijëve të tyre, duke u pasuruar si sheik me mafien e inceneratorëve, mafie që i ka mbyllur gojën çdo medie të pavarur, ndonëse jo gazetarëve kurajozë që kam sot përpara, njëri prej të cilëve shpreson t’i iki drejtësisë duke dorëzuar mandatin, por duke lënë brenda bedelen e tij. Tjetri, Alqi Bllako që vazhdon të jetë në këtë sallë, që prej kohësh duhej të ishte marrë i pandehur dhe arrestuar. Kjo nuk është mazhorancë, kjo është pakica e krimit dhe korrupsionit, pesha e të cilës bie mbi shqiptarët dhe fatet e tyre. Ne kemi një dhe vetëm një detyrë, këtë sallë dhe gjithçka jashtë kësaj salle, nga Vermoshi në Konispol ta kthejmë në një fushë-betejë me dhe për qytetarët shqiptarë deri në mposhtjen dhe largimin e këtij regjimi që ka marrë peng Shqipërinë. Që po e zbraz vendin nga rinia dhe shqiptarët e ndershëm dhe që ka dorëzuar gjithçka që shqiptarët meritojnë sot dhe nesër në duart e një grushti kriminelësh, oligarkësh dhe politikanësh të korruptuar, të cilët me aktet e tyre, kanë minuar demokracinë shqiptare, janë pasuruar në mënyrë marramendëse në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe kanë shpërdoruar si asnjëherë më parë në historinë e Ballkanit fondet publike dhe kanë shkatëruar të vetmin instrument të bashkjetesës demokratike, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Sot mund të duket si një ditë e vështirë për të folur për këtë betejë sepse në fakt, të paktën brenda kësaj salle, është dhe dita e parë e kësaj beteje. Por një gjë është e sigurtë, pakica që ka marrë peng vullnetin e shqiptarëve dhe që zotëron sot në menyrë të paligjshme të gjitha mjetet e pushtetit është dhe mbetet pakicë. Detyra jonë është që shumicën zëlartë dhe shumicën e heshtur të shqiptarëve ta mobilizojmë në një betejë pa kthim në mënyrë që t’i kthejmë shqiptarve vendin e tyre dhe demokraci.

Pyetje: Zoti Basha në 8 vite ju nuk ia dolët që ta mposhtni Edi Ramën dhe jeni kthyer sërisht tani në atë që e quanit parlament të krimit dhe të drogës, pasi betoheshit që nuk do të ktheheshit më në parlament me kryeministrin Edi Rama. Si do ta mposhtni, duke grisur fletët e votimit?

Lulzim Basha: Detyra ime, detyra e çdo shqiptari është të bëjë gjithçka kundër të keqes. Sigurisht, pjesa ime e betejës është publike në sytë dhe në gjykimin e qytetarëve. Unë marr përgjegjësi të plotë për çdo betejë timen, për sukseset dhe dështimet e kësaj beteje, por …

Pyetje: A duhet të kishit dhënë dorëheqjen?

Lulzim Basha: Më lejoni ta mbaroj. Por kjo është një betejë që i takon çdo shqiptari dhe ku çdokush duhet dhe jam i sigurtë do të bëjë pjesën e vet.

Pyetje: Zoti Basha po ju nisët një betejë me Sali Berishën. Ai ka deklaruar se do t’ju heqë ju nga partia?

Lulzim Basha: Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e doktor Berishës, konsideratën për të cilin e kam shprehur në mënyrë të plotë dhe të qartë mbrëmë dhe asaj nuk i lëviz asnjë presje. Dhimbja që ndiej në nivel personal dhe njerëzor për vendimin që jam detyruar të marr dje, është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha, por shpresoj dhe uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi te armiku i vetë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve që është rregjimi i Edi Ramës, problemi kryesor për te sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve.

Pyetje: A ka një pazar mes ju dhe zotit Rama siç thotë zoti Berisha?

Lulzim Basha: Edhe njëherë shpreh keqardhjen e thellë që tezat e kundërshtarit të vetëm, timin, të Partisë Demokratike, të çdo shqiptari të ndershëm, të Edi Ramës, sot i kam dëgjuar të artikuluara nga goja e një njeriu, vlerësimin për kontributin e të cilit e kam dhënë dje i qëndroj edhe sot.

Pyetje: A rrezikon Partia Demokratike të përçahet zoti Basha?

Lulzim Basha: Partia Demokratike nuk ka rrugë tjetër nuk ka rrugë tjetër përveçse e bashkuar ti prijë kësaj beteje për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Ju faleminderit!

Previous Post

Basha reagon për herë të parë për akuzën e Berishës për pakt me Ramën

Next Post

Horoskopi, 11 shtator 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

droni

droni

Next Post
Horoskopi, 26 Mars 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 11 shtator 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.