Shqipëria realizoi fitore të rrallë me rezultatin 5-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, duke u ngjitur në vendin e dytë.
Kjo është më e thella e arritur ndonjëherë në një ndeshje zyrtare.
Shqipëria nuk e vendosi asnjëherë në diskutim fitoren, duke dominuar totalisht lojën.
Manaj hapi serinë e golave në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, ndërkohë që Lacci, Broja, Hysaj dhe Uzuni realizuan në pjesën e dytë.
FT: SHQIPËRI – SAN MARINO 5-0
Manaj 32′, Laçi 58′, Broja 61′, Hysaj 68′, Uzuni 80′. m.k












