Kandidati për kryetar komune të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj mbetën të vrarë këtë mbrëmje.
Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin. Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur me armë ndaj njëri tjetrit me ç’rast kanë mbetur të vrarë, raporton indeksonline, një portal në Kosovë.

I plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt, Avniu, raportohet nga policia. m.k












