Një kufomë e dekompozuar mashkulli u gjet sot në periferi të Tiranës. Ende nuk është identifikuar ndërsa policia ka dhënë detajet e para.
“Rreth orës 09:45, në fshatin Balticë, Njësia Administrative Vaqarr, është gjetur një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull. Pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave e plotë të ngjarjes. a.b











