Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që e posedonin dhe e shpërndanin lëndën narkotike kokainë në një lagje të Vlorës.
Sekuestrohen lënda narkotike kokainë e ndarë në doza, gati për shitje, 2 peshore elektronike dhe 2 aparat celular. U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Admirim Çumani, 26 vjeç dhe Besmir Sadikaj, 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një ambient (lavazh) në Vlorë, në përdorim nga këta dy shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lendë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje, 2 peshore elektronike dhe 2 aparat celular.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. a.b











