Personi që u plagos sot në mëngjes në Shkodër, Nikolin Huba, është ish kryetari i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës.
54-vjeçari Huba është punonjës në Hidrocentralin e Komanit. Ndërsa bashkëshortja e tij anëtare e Këshillit Bashkiak të Vaut të Dejës.
Për blutë e Shkodrës, janë ende të paqarta rrethanat në të cilat është plagosur 54-vjeçari.
Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi Nikolin Huba, 54 vjeç, banues Vau Dejës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.












