Kane dale pamjet e momentit kur i vendoset tritol makinës së efektivit të policisë së Durrësit, Lulzim Kastrati.
Në video duket një i ri qe afrohet tek makina e parkuar në lagjen 17 në Durrës dhe brenda pak sekondash vendos lëndën plasëse në gomën e përparme të makinës, në krahun e shoferit.
Eksplozivi shpërtheu rreth orës 6:25, sipas policisë së Durrësit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale në mjetin e Kastratit.
Polici eshte inspektor i lagjes 17, ku ka ndodhur edhe shpërthimi. Me heret ai nuk ka raportuar problematika që kanë të bëjnë me punën e tij apo edhe jetën personale.











