Kryeministri Edi Rama emëroi kryetare të Kuvendit ish-ministren e Arsimit Lindita Nikolla.
“Lindita Nikolla e cila besoj se ka mbështetjen e të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PS do të marrë stafetën e Gramozit në krye të Kuvendit të Shqipërisë si një grua me kontribut dhe përvojë të gjatë në familjen tonë politike.
Si një shembull i përkushtimit dhe ndershmërisë në kryerjen e cdo detyre, një shoqe e mirë dhe politikane karriere që ështv karaktarizuar nga dëshira për dialog me të tjerët“, tha Rama në fjalën e mbajtur në Asamblenë Kombëtare të PS.
Nikolla përveçse ministre ka drejtuar njësi bashkiake kur Rama ishte kryetar bashkie bë Tiranë. a.b











