Dy persona i dhanë fund jetës sot duke vrarë veten. Njëra vetvrasje ndodhi në Milot e tjetra në Roskovec.
Fier, Informacion paraprak
Sot rreth orës 06:55, në fshatin Suk 1, Roskovec, shtetasi F. C., 48 vjeç, dyshohet se në kushte depresioni është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kurbin/Informacion paraprak
Sot rreth orës 06:20, në Fushë-Milot, Kurbin, shtetasi H.M., 59 vjeç, dyshohet se në kushte depresioni është vetëvarur në oborrin e banesës se tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.











