• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nishani sërish sulmon Bashën: Harroi “Rregjimin e Masakrës” dhe artikuloi “Pakicën e Korruptuar”

droni by droni
31 August, 2021
in Kryesore, Opinion, Politika
0
Nishani: Veproni tani!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish Presidenti Nishani thotë në një koment të tij se Basha e njohu edhe zyrtarisht Parlamentin ndërsa konsideron se ndryshimet në drejtimin e partisë janë të pamjaftueshme.

Komenti i Nishanit:

Vetëm 4 (katër) muaj pas humbjes trishtuese të Partisë Demokratike dhe turpëruese të L. Bashës më 25 prill, ky i fundit e harroi tashmë “Rregjimin e Masakrës”.
L. Basha dje e njohu edhe zyrtarisht Parlamentin që doli pas masakrës elektorale dhe po e kthen PD kokëulur e të rrënuar në atë parlament të turpit, ekzaktësisht atje ku e dorëzoi 2 vite më parë, në shkurtin e 2019.
Edi Ramën Kryeministër, PS në maxhorancë solide me 74 + 3 mandate, demokratët të nëpërkëmbur, dhunuar e varfëruar edhe më shumë akoma.
Sot, pas rikthimit të grupit parlamentar të PD, dy vite pas, në të njëjtin Parlament turpi, dominuar nga produkti i krimit elektoral dhe krimi i rrugës, ka dalë në dritën e diellit qëllimi dhe misioni i vërtetë i L. Bashës me atë kurth ku e futi Partinë Demokratike, dy vite më parë.
Për ta kuptuar atë mision mjafton të shohësh se si E. Rama jo vetëm e mori plotësisht në kontroll Parlamentin por mundësoi shndërrimin e Kushtetutës së vendit si një statut të Partisë Socialiste, kthimin e Kodit Zgjedhor si një manual të Këshillit të Ministrave, sistemin e drejtësisë në një mjet shantazhi politik, shtetin shqiptar në një karikaturë fyese.
Kjo dhuratë për Edi Ramën do ti kushtojë politikisht PD dhe të djathtës politike në Shqipëri në 50 vitet e ardhëshme (nqs nuk do të mundësohet një uragan politik popullor).
Dje, L. Basha e harroi “Rregjimin e Masakrës” dhe artikuloi “Pakicën e Korruptuar”.
Dmth, demokratët dhe shqiptarët në tërësi nuk kanë më përballë një Rregjim Masakre por një Pakicë të Korruptuar, që L. Basha do ta rrëzoi lehtë !
Shumica e demokratëve do të ndihen të tradhëtuar nga ky devijim i shpejtë i L. Bashës nga sa u thoshte pak muaj më parë se ; “nuk do ti njohë kurrë këto zgjedhje……se do të mobilizojë popullin për ta rrëzuar një orë e më parë këtë rregjim”
Tani, L. Basha nuk flet më asnjë fjalë për mobilizimin e popullit por na tregon se përballë kemi veç një “pakicë të korruptuar” me të cilën do të bëjë ca kompromise “për të mirën e vendit” !
Demokratët nuk kanë pse ndihen të tradhëtuar nga kjo, sepse ky është misioni i L. Bashës.
Demokratët janë thjesht të mashtruar për të disatën herë prej L. Bashës.
Ky është modeli politik i tij.
Sa herë të tjera do të pranojnë demokratët të mashtrohen nga L. Basha, kjo mbetet për tu parë.
Sado që L. Basha tenton ta zbusë, rrumbullakosë apo relativizoi të keqen që ka kapluar shqiptarët, nuk ka për ta përmbushur dot kripto/shërbimit e tij malinj ndaj atij rregjimi.
Shqiptarët nuk kanë kurrfarë dyshimi se mbi krye nuk kanë thjesht një Pakicë të Korruptuar (siç thotë L. Basha) por një Rregjim të Inkriminuar me tipare të qarta të Mafies.
Problemi për shqiptarët sot është asgjesimi ditë pas dite i mekanizmit që mundëson rrëzimin e Rregjimit.
Opozitës !
Koha dhe proçeset vijuese do të shpjegojnë për shqiptarë se përse L. Basha kryen këtë mision.
Amnistia politike që L. Basha tenton ti bëjë rregjimit të Edi Ramës është e pafuqishme, si politikisht ashtu dhe moralisht, por padyshim diskretituese për të personalisht.
L. Basha nuk le rast pa treguar se nuk ka asnjë interes për ta bërë PD një Shtëpi të madhe të Lirisë, përpos për ta poseduar atë veç si një zyrë personale.
Pasi shpiku një Këshill Kombëtar me 500 anëtar, kontradikta më absurde në logjikë politike, (ndërsa anëtarësia zvogëlohet, numërat në institucione përfaqësuese rriten), konstaton me trishtim se si nga lista e kandidatëve për Këshillin Kombëtar u lanë jashtë atij akademikë, drejtues të suksesëshëm të strukturave lokake, persona me influencë e integritet në komunitete.
Përçmimi politik i L. Bashës ndaj emrave të tillë si Prof. Adriana Gjonaj, legjendës Agustin Kola, Dr. Alfred Gega, Dr. Almiro Gurakuqi, Arben Ristanit, Edith Harxhit, kuratorit Ardian Isufi, tenorit Rudi Sata, Armand Telitit, gazetarit Çelo Hoxha, Eduard Kelmendit, shkrimtarit Erald Kapri, Flamur Gjymyshkës e Flir Moshos, Prof. Gjok Uldedajt, Hekuran Hoxhallit e Hysen Osmanit, artistes Liljana Cingu, Paulina Hotit, Irma Koplikut e Mimoza Rexhvelajt, Luigj Isufit e Mal Berishës, Maxhid Cungut e Ndoc Ashtës, etj., veçse e konfirmon modelin e zvogëlimit gjithmonë e më shumë të asaj partie që lindi nga hapësira e lirisë.
Këta njerëz me influenca, eksperiencë e integritet nuk i duhen L. Bashës por largimi i tyre dëmton PD.
L. Bashës sot i kanë mbetur shumë pak avoketër publik (se jopublik nuk ka më asnjë), të cilëve i kanë mbaruar krejt argumentat për këtë avokati.
Avoketërit e pakët të modelit politik të L. Bashës pas paraqitjes së tezës famoze se “po iku Luli e gjithë PD do të shkrihet e zhduket”, akuzojnë zërat kritikë e kundër atij modeli, se : “këtë e bëjnë për interesa personale”.
Në fak kjo në thelb është e vërtetë !
Tek çdo kauzë e princip mishërohet interesi i njeriut !
Por ndryshimi qëndron tek mekanizmat e parimet që ndjek për jetësimin e atyre interesave.
Nuk ka shqiptar normal e të ndershëm sot që nuk ka interes për të ndryshuar qeverisjen e inkriminuar dhe më skandalozen në këtë vend.
Por ndryshimi vjen përmes mekanizmave politik dhe e tillë sot për sot është veç Partia Demokratike.
Nuk ka demokrat normal, të ndershëm e kontributor që nuk ka interes për ta bërë PD forcë të madhe e fituese.
Pra, është e thjeshtë fare ta identifikosh interesin individual.
Jo vetëm si bazament i ekzistencës humane por edhe si dimension.
Po ashtu, dallimi mes interesave është evident, në formë e përmbajtje.
Vetë dallimi mes palëve, do të jetë një betejë midis tyre.
Eshtë dallimi dhe beteja midis atyre që nuk e duan PD siç ishte këto 8 vite që kaluan dhe atyre që e duan po të njëjtën PD siç ishte 8 vitet që shkuan.
Ky është një dallim i madh dhe thelbësor, por shumë i thjeshtë për tu identifikuar.
Asnjëra nga palët nuk e fsheh këtë qëllim e dallim.
Ajo që është e sigurt në këtë rast është fakti se i interesuari dhe përfituesi më i madh për të patur të njëjtën PD si të 8 viteve të shkuara është Edi Rama e ai për këtë investon shumë e kudo.
Të tjerët janë thjesht argatë të tij.
Vërtet dje, L. Basha e harroi rregjimin e masakrës elektorale dhe doli me tezën e një pakice thjesht të korruptuar.
Por sot L. Basha është totalisht i diskretituar politikisht në opinionin publik.
Kurrë, në këto 30 vite të pluralizmit politik në Shqipëri, nuk ka patur rast kur një kryetar opozite pas 8 vitesh të jetë kaq i diskretituar e kaq i pambështetur në opinion sa ç’është L. Basha.
Ndoshta ky nuk është një problem për L. Bashën, por është problem i madh për Partinë Demokratike, është kërcënim për sistemin politik të vendit, është problem për Shqipërinë.
Duhet zgjidhur. S’ka alternativë !

Previous Post

Lajçak sulmon nismën Rama-Vuçiç “Ballkan i Hapur”. BE kundër ‘Minishengenit’

Next Post

EMRI/ Në dyqan tritol, lekë dhe euro të falsifikuara, bie në pranga

droni

droni

Next Post
EMRI/ Në dyqan tritol, lekë dhe euro të falsifikuara, bie në pranga

EMRI/ Në dyqan tritol, lekë dhe euro të falsifikuara, bie në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.