Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka cilësuar nismën e “Open Balkan” si konkurrencë të pashëndetshme për proceset e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Miroslav Lajçak foli në forumin e “Alpbachut” në Austri ndërsa komentoi edhe për nismën e ‘’Open Balkan’’ të nisur nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut.
‘’Në këtë rast ‘Open Balkan’ nuk do të ishte një konkurrencë e shëndetshme. Ne tashmë kemi shumë nisma të ngjashme si CEFTA ku nuk mungon pra shembulli për një format tjetër origjinal sikur këto. Çfarë është më e rëndësishme është që të matim aftësinë e këtyre formateve për ta afruar regjionin më afër me BE-në që të krijojmë standarde dhe norma evropiane”, ka theksuar Lajcak.
Reagimi i tij vjen pas deklaratave të qeverisë gjermane por edhe të DASH në lidhje me këtë inisiativë duke e vënë theksin tek Procesi i Berlinit dhe marrëveshjen për tregtine mes 6 vendeve të Ballkanit.a.b












