Një mesazh i publikuar nga ish kryeministri Berisha flet për një fabrikë që prodhon bitcoin në vend. Fabrika ka një konsum të madh energjie elektrike dhe pasi kjo fabrikë është faturuar përkundër një marrëveshje të fshehtë paraprake për vjedhje të energjisë, ish drejtori është rrahur rëndë dhe po mjekohet në Vjenë.
Ish kryeministri Berisha thotë se biznesi është i lidhur me Ramën.
Më poshtë mesazhi i Berishës në rrjete sociale:
Mafja e Bitcoinit, Edvini, Ardian Çela dhe dajaku!
Miq, ne nje qender te fshehte ne Shqiperi prej disa muajve ka filluar me interesin direkt te Edvinit prodhimi i fshehte i Bitcoin, i cili duket se e kontrollon plotesisht kete aktivitet ilegal per fitime te veta te medha. Kjo qender ndodhet ne Tirane. Sipas qytetarit dixhital makinerite e importuara kane nje kapacitet te fuqishem prodhimi prej 30000 € ne ore dhe kane nje konsum te madh te energjise elektrike. Pjese e ekipit te prodhimit thuhet se ishte edhe Ardian Çela. i cili kishte marre persiper furnizimin pa fature te energjise per fabriken e prerjes se monedhave te Bitcoin.
Por pasi elektriçist te zones e kane diktuar vrimen e zeze te energjise Çela ka bere sikur nuk ka ditur gje dhe ka urdheruar faturimin e energjise se konsumuar nga fabrika. Kjo ka qene shkaku per te cilin mafia e prodhimit ilegal te Bitcoinit te beje Çelen per spital dhe rende.
Qytetari dixhital njofton se Çela po mjekohet ne nje spital ne Vjene. Kurse Edvini bene sikur nuk ka ndodhur asgje. Prodhimi ilegal i Bitcoinit ne Tirane eshte aktiviteti me i ri mafjoz i narkoshtetit te Kreut te Meduzes ne Shqiperi. sb











