Kreu i PD Lulzim Basha ka theksuar sot pas mbledhjes së Këshillit Kombëtat disa nga cështjet më të rëndësishmë që janë në krye të axhendës së opozitës për vitet që vijnë. Së pari janë ndryshimet kushtetuese dhe reforma territoriale, ka postuar Basha në rrjetet sociale.
Postimi i Bashës:
Ditë e rëndësishme për PD-në. Kryesisa dhe ekipit i ri për të çuar përpara sfidën kombëtare për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend
E sotmja është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike. Demokratet dhe demokratët i dhanë besimin Kryesisë dhe ekipit të ri për të çuar përpara një sfidë që nuk është thjesht partiake, por kombëtare, atë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. Hapja dhe bashkëpunimi i Partisë Demokratike me shoqërinë do të jenë në qendër të reformimit tonë të brendshëm dhe bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, do të ndërtojmë një Platformë Qytetare për Demokracinë, për zgjedhje të lira, për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor. Vetëm kështu mund t’i japim fund kapjes së shtetit dhe sundimit të kësaj pakice të korruptuar e ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm për familjet shqiptare. m.k











