Në muajin shtator Aleph Klub do të sjellë për lexuesin gjigantin argjentinas JULIO CORTÁZAR me tregimet më të mira të krijimtarisë së tij të jashtëzakonshme. Botimi është i ndarë në dy vëllime; VËLLIMI I është (ri)përkthyer nga Aurel Plasari dhe përmban 23 tregime të cilat, kur u botuan për herë të parë në shqip më 1989, u kthyen në një prej ngjarjeve më të mëdha letrare ndër dekada. Dhe kjo për dy arsye të forta: së pari CORTÁZAR i ‘shpartalloi’ të gjitha idetë për shkrimin dhe leximin në këtë cep të botës dhe së dyti, arti i përkthimit në gjuhën shqipe, u ngjit në një nivel të ri dhe fitoi modernitetin e vet aq shumë të munguar.
VËLLIMI II është përkthyer mjeshtërisht nga Bashkim Shehu dhe përmban 28 tregime të pabotuara më parë. Janë mbi 800 faqe të paharrueshme nga i vetmi shkrimtar amerikano-latin që rivalizoi Borgesin.
JULIO CORTÁZAR
Tregime të zgjdhura – VËLL I & II
Përkthyes AUREL PLASARI & BASHKIM SHEHU
Parathënia nga MARIO VARGAS LLOSA
Faqe 800; Çmimi 2000 Lekë
‘Kush nuk lexon tregimet e CORTÁZAR-it është i marrë fund’ – Pablo NERUDA











