Dy avionë priten të vijnë këtë mbrëmje nga Afganistani në Tiranë dukë sjellë refugjatë të tjerë në Shqipëri.
Avioni i parë nga Kabuli me qytetarë afganë pritet të mbërrijnë pak para mesnatës dhe më pas pritet një avion i dytë.
Pasagjerët do të priten në pistën e aeroportit të Rinasit nga Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.
“Gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë. Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë. Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Me uljen në pistën e Rinasit do ju bëhen me dije detaje të tjera”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Këtë të premte në vendin tonë mbërriti grupi i parë me 121 afganë të cilët aktualisht janë të akomoduar në “Prestige Resort” në Durrës. m.k











