Deputetja e zgjedhur Najada Çomo ka hequr dorë nga mandati i deputetes që mori në zgjedhjet e 25 prillit, lajmëroi sot Edi rama gjatë një takimi të qeverisë.
“Jam i prekur nga komunikimi me Najada Çomon, ajo më kërkori para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deptutes duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj kur varianti Delta i virusit arriti të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive”, tha Rama këtë takim ku bëri bilancin e mandatit të dytë. a.b











