Është arrestuar i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjecares, M.O, Dardan Krivaqa, njoftoi sot një zyrtar i policisë së Kosovës.
“Para dy tre minuta e kemi marrë konfirmimin se Dardan Krivaqa është arrestuar në Ferizaj”, tha ai. “Njësitet policore janë në terren, janë duke e sjellë në polici, është arrestuar në territorin e Ferizajt me një fshat, pas pak dalim me komunikatë për shtyp”, thotë ai.
Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, M.O, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt. Dy ditë më parë është arrestuar edhe Arbër Sejdiu.
Krivaqa pasi e la pa jetë të shoqen 18 vjecare e la atë përpara spitalit në Ferizaj dhe iku. a.b











