Janë identifikuar dy personat që humbën jetën nga aksidenti i rëndë në Marinzë. Mësohet se viktimat janë Shkëlqim Beqaj 54 vjeç dhe Elior Llagaj 36 vjeç.
Policia ka bërë të mundur nxjerrjen e trupave të tyre nga kanali.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një automjet i cili kishte rënë në një kanal me ujë në Marinëz, u bë e mundur nxjerja e mjetit tip “Mitsubishi” dhe e dy viktimave, të cilët u identifikuan, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe E. L., 36 vjeç”, dejlaroi policia e Fierit. a.b











