Një person u plagos me armë zjarri këtë mbrëmje në Berat. Ngjarja ndodhi ne lagjen Dëshmorët e Kombit pranë xhamisë.
Berat/Informacion paraprak:
Në spitalin e Beratit ka shkuar shtetasi T.F., 24 vjeç për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në lagjen Deshmorët e Kombit, pranë Xhamisë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, ku për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije identitetin e tij.
Vijon puna intensive për kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b











