Tre persona kanë mbetur të plagosur sot nga një aksident që ndodhi në aksin Milot-Morinë.
“Në aksin rrugor Milot-Morinë, në Milot , mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.Sh., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë të dy drejtuesit dhe shtetasi G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B”, njoftoi policia e Lezhës.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. a.b











