• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FATBARDH KADILLI/ Amerika nuk mjafton

droni by droni
17 August, 2021
in Opinion
0
FATBARDH KADILLI/ Amerika nuk mjafton
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatbardh Kadilli

Drama afgane është dëshmia më e qartë se Amerika nuk mjafton. Më shumë se 20 vjet përpjekje amerikane dhe perëndimore për të ndërtuar një shtet funksional dështuan. Shteti dhe forcat e sigurisë u tretën me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e avancimit të talebanëve. Në mungesë të amerikanëve demokracia në Afganistan u provua një iluzion. Institucionet si zgjedhjet, Presidenti, parlamenti, guvernatorët lokalë etj ishin një butafori pa asnjë thelb. Të korruptuar rëndë dhe të shkëputur nga shoqëria këto institucione ishin thjeshtë letër. Përfundimi? Njerëzit ikin nga sytë këmbët. Bota në skenën e dekoruar me butafori instituonesh vështron dramën e një populli që mburret se është varri i perandorive, por është po aq dhe i vetvetes.�
Shembulli afgan nuk është i vetmi. Historia na ka dhënë dhe shembuj të tjerë se si institucionet bien kur nuk kanë lidhjen me popullin. Nuk funksionojnë kur korruptohen dhe shërbejnë vetëm për zotat e pushtetit dhe jo për popullin. Institucionet bien dhe kur populli nuk merr fatin e vet në dorë, por rend drejt aeroporteve, drejt kufirit ose më keq, kur populli rreshtohet në tifozeritë e zotave që luajnë teater institucionesh demokratike si fëmijët që luajnë shtëpiash.

Debati mbi emigrantët afgan nga njerëzit e thjeshtë që janë shpesh edhe vetë emigrantë, është një shëmti. Por, po aq shëmti është dhe mburrja e politikanëve që marrin pozën e faktorit të rëndësishëm për aleatët. Të dyja palët, njerëzit e thjeshtë dhe politikanët, harrojnë se ne kemi dramën tonë afgane. Ne jemi Afganistan për vete.�
Në 30 vjet ne kemi të njëjtat dështime me institucionet. Në 30 vjet shqiptarët vazhdojnë të rendin drejt aeroporteve dhe kufijve, njësoj si afganët. Në 30 vjet, shqiptarët rreshtohen si tifozë pas lidershipit, pas zotave të partive tona. Zgjedhjet e korruptuara, institucionet e korruptuara, drejtësia e korruptuar ndodh nga korruptimi politik. Prej monopolizinit të pushtetit politik, fillimisht në partitë politike dhe mandej në qeveri. Politika e korruptuar prej kohësh i shërben vetëm vetes.

Por, njesoj si në Afganistan, drama jonë ndodh edhe nga raporti oportunist i qytetarit me zotat e lojës politike që i përkëdhelim duke i quajtur “lider”. Jemi ne, brenda apo jashtë partive politike që ua dorëzojmë lehtësisht dhe me gëzim vullnetin tonë politik “liderëve” partiak. Jemi në që votojmë kriminelë. Jemi ne që votojmë dhe rivotojmë politikanë të korruptuar. Jemi ne që përdorim dy standarte. Tjetër për vete dhe tjetër për kundërshtarin. Jemi po ne që, edhe kur jetojmë jashtë prej dekadash, vazhdojmë të grindemi në rrjete sociale për zotat tanë politik. Mekanizmi, fjalori i grindjes dhe përjashtimit në demokraci është i njëjte me atë të komunizmit. Jemi ne, politikanë dhe njerëz të thjeshtë, që e kemi pasi kemi dorëzuar vullnetin politik tek kryetarët zota të partive, e mbajmë pastaj shpresën tek të huajt. Zotat politik presin raportet dhe deklaratat e ndërkombëtarëve si karburant politik. Njerëzit e thjeshtë, për të justifikuar oportunizmin vrasës, presin drejtësinë të na e bëjnë amerikanët. Ekonominë të na e rregullojnë europianët. Qeveria nxiton të pompojë në media si “urbi et orbi”, ndërkombëtarët cdo gjysëm fraze që justifikon veprimet e saj. Opozita ankohet për amerikanët që mbajnë në pushtet Ramen.

Afganistani është prova tragjike që nuk të mbajnë dhe as të sjellin në pushtet dot amerikanët. Lirinë, demokracinë dhe drejtësinë nuk na e mbrojnë dot amerikanët. Është prova që institucionet demokratike janë reale vetëm kur përfshihet njeriu i thjeshtë. Ato funksionojnë kur ne besojmë tek liria jonë individuale. Kur qytetari, biznesi, media, shoqëria civile nuk rreshtohet tek tifozët dhe fanatikët. Kur mendimi nuk arratiset prej korrupsionit këtu për të gjetur konkurencën gjetkë.

Afganistani është mësimi që duhet të nxjerrim për vete. Qytetarë të thjeshtë apo individë të angazhuar, t’i japim fund mbështetjes për “lider” të korruptuar. Të mos e zbusim këtë gjykim nga që mund të jetë “lideri” jonë. Të mos presim nga të huajt, qofshin dhe amerikanët, për të kundërshtuar zgjedhjet e blera, edhe kur kanë sjellë në pushtet “liderin”, kandidatin tonë. Të mbrojmë demokracinë brenda partive tona. Të mos shkojmë symbyllur nga një palë zgjedhje në tjetrën. Të mos presim nga të tjerët. Ndihma nuk mjafton. Amerika nuk mjafton..

Previous Post

Zbulohet sera e kanabisit në Kaninë, pranga kryetarit të fshatit dhe elektricistit

Next Post

Udhëzimi i ministres për vitin e ri shkollor: Futet anglishtja në klasën e parë

droni

droni

Next Post
Ministrja Kushi, zbulon datën kur do të rifillojë shkolla

Udhëzimi i ministres për vitin e ri shkollor: Futet anglishtja në klasën e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.