Katastrofe mjedisore mund te quhet ajo qe ndodhe ne fshatin Linze ke komunes se Dajtit. Sic shikohet edhe nga pamjet perroji me uje te kristalte qe kalon permes fshatit eshte i mbulluar nga plehra dhe mbetje urbane.
Asnje mase nuk eshte marre nder vite nga komuna e Dajtit apo autoritete te tjera vendore per parandalimin e kesaj ndotje mjedisore qe sa vjen e i rrit permasat, e ndodhur vetem 4 km larg nga zemra e Tiranes dhe rreth 1 km nga fshati Surrel ku ka shtepine Kryeministri i vendit.
Fshatin Linze te cilin natyre e ka bekuar me gjelberimin te vazhdushem gjithe kater stineve, ullinje qindra vjecar pa fund, perrenje me uje te kulluar qe burojne nga mali i Dajtit dhe sigurisht ajrin e paster e ndotin keto pamje qe ndodhen jo me larg se 100 metra nga zyra komode e z. Kujtim Qefalia, ish kryetarit te kesaj komune i zgjedhur qe ne viti 2007 e deri me sot, por me emerim te ri si administrator i njesise Dajt.
Me e pakta qe mund te bente Administratori ishte vendosja e disa konteniereve per plehrat qe banoret te cilet sa vijne e shtohen te mos i hedhin plehrat ne perrua, pasi ne keto dite te nxehta vera ato pervecse vater infeksioni e semundjesh, perbejne edhe rrezik potencial per ndonje zjarr te mundshem i cili do te perbente nje katastrofe te vertete per banoret dhe gjithe parkun Kombetar te Dajtit. a.b













